×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qytetari thërret “Rama ik”, kryeministri: Ata janë hudhrat tona

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 12:28

    Kryeministri shqiptari, Edi Rama ishte sot në një takim me të gjitha gratë dhe vajzat e PS-së së Tiranës, nga ku nuk munguan batutat dhe ironitë për Partinë Demokratike.


    Teksa Rama fliste, një zë u dëgjua të thoshte “Rama ik”, e kreu i qeverisë përmendi personazhin e filmit ‘Koncert ne vitin 1936’, duke e quajtur “ajo makina e atij agait të rënë nga vakti”.

    “Ja doli po e prisja, po e prisja, po e prisja, s’ka se si mos dali, është koncerti i vitit 1936 që vazhdon, s’ka se si mos dali, është po i njëjti koncert janë po ata, PD sot, natyrisht ka më shumë makina e buri në dispozicion, por është ajo makina e atij agait të rënë nga vakti që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe që i dukej pianoja si gogol. Rama ik thotë ai, haha e bukura e këtyre që thonë Rama ik, e thonë dhe ikin me vrap. Këta janë hudhrat tona”.

    Ndërsa duke iu referuar një historie të ndodhur me një ish-president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rama solli në vëmendje një shprehje që thotë se ‘pas të 40-tave çdo burrë mban përgjegjësi për fytyrën që ka”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!