×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Brenda kësaj jave gati plani i garancisë financiare për ata që s’marrin rrogat

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 19:12

    Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi pasditen e së hënës se brenda kësaj jave do të jetë gati plani i garancisë financiare për pagat e atyre që kanë lënë punën për të ndenjur në shtëpi.


    “Të gjithë duhet të ndryshojmë ekonomitë familjare vetëm përkohësisht. Ata që nuk marrin rrogë gjatë kësaj periudhe, nuk do t’i lëmë në dorë të sipërmarrjes private që nuk mund të marrë barrën e solidaritetit. Prandaj, do të kemi brenda kësaj jave planin e garancisë financiare për pagat e atyre që kanë lënë punën për të ndenjur në shtëpi”.

    Më tej, kryeministri u shpreh se kufizimet kanë një dobi jetike.

    “Mos e vini në diskutim dobinë jetike të kufizimeve skandaloze që po u imponohen të gjithëve. Kjo nuk do të jetë një luftë e shkurtër. Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë me armikun e padukshëm, që ka kapur gafil edhe fuqitë më të mëdha ekonomike dhe teknologjike të botës. I vetmi ilaç për të ulur numrin e viktimave është kufizimi drastik i lirisë sonë të lëvizjes dhe distancimi nga njëri-tjetri”.

    Rama dha sqarime edhe më lidhje me ata që vijojnë të shkojnë në punë.

    “Ekspertët thonë se masat mbrojtëse në një mjedis të kontrolluar pune dhe zbatimi i distances dhe këshillave të higjienës, funksionojnë. I kemi kërkuar kompanive që të marrin masat e thjeshta dhe të domosdoshme për të mbrojtur personelin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!