×
  • Lajme
  • Shqipëria

    RENEA blindon lagjen në Tiranë, operacion për kapjen e një personi të rrezikshëm

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 15:45

    RENEA dhe FNSH kanë rrethuar rrugën Komuna e Parisit në Tiranë, në kuadrin e një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar.


    Emri i të kërkuarit nuk jepet nga Policia, por dyshohet se ka lidhje me vrasjet e fundit që janë kryer në vend.

    Policia ka rrethuar pallatin pas marrjes së informacionit nga qytetarët, të cilët kanë njoftuar se aty fshihej një person në kërkim.

    Pak minuta më pas, efektivët e RENEA-s shoqëruan një person, por nuk dihet ende kush është ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!