×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rudina Hajdari krijon parti të re

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 13:35

    Rudina Hajdari, do të krijojë një parti të re politike, “Bindja Demokratike”.


    Pak ditë pasi paraljmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit,  vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari, e cila u fut në politikë nga Lulzim Basha, në zgjedhjet e 2017, ka vendosur që të jetë lidere e një partie të re politike që synon të afroi afër vetes,  shumë ish funksionarë të larguar nga Partia Demokratike.

    Pjesë e partisë më të re potlike  do të jetë ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen për Rudina Hajdarin.  Televizioni Ora kontaktoi Patozin, por ai as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi lajmin për përfshirjen e tij në këtë forcë politike.

    Nismëtarët e Partisë “Bindja Demokratike”, kanë nisur mbledhjen e 3 mijë firmave që nevojiten për të  të regjistruar një forcë politike, ndërsa javën e ardhshme  do ti drejtohen gjykatës dhe KQZ-së për tu regjistruar si subjekt garues.

    Duket se afatet kohore e venë në sfidë Rudina Hajdarin, për tu regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit pasi   të marten skadon afati kohorë për regjistrimin e subjeketeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!