×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha dhe familja e tij në listën e zezë të SHBA-së, Edi Rama flet për gjuetinë në pyje e ripërtërije të mjedisit

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 14:48

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se SHBA’të ia kanë ndaluar Sali Berishës dhe familjes së këtij të fundit hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo, pasi SHBA zyrtarisht i konsideron ish-presidentin shqiptar dhe familjen e tij të korruptuar.


    Pak minuta pas njoftimit, një reagim interesant në facebook e ka bërë Kryeministri shqiptar Edi Rama.

    Kryeministri Rama nuk është marrë fare me shpalljen ‘non-grata’ nga SHBA-ja të dikur oponentit politik të tij, por ka folur për një Moratorium të Pyjeve e të Gjuetisë, si dhe sipas tij, qasjen e re ndaj mjedisit që thotë se po ripërtërihet.

    “???Shqipëria, falë edhe Moratoriumeve të Pyjeve e të Gjuetisë, si edhe qasjes së re tërësore ndaj mjedisit, po ripërtërihet? Tanimë ajo konsiderohet një qendër e preferuar e Shpendëve të Rrallë dhe për herë të parë kërkuesit kanë hasur çiftin e qyqes me çafkë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ku ka lëshuar vezë, duke shtuar familjen e larmishme të shpendëve në këtë vend të bekuar? #BeautifulAlbania❤️”, ka shkruar Rama në facebook, derisa sa ka shpërndarë fotografi të disa shpendëve pyjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!