×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohen mbi 1 milionë euro në portin e Durrësit në një furgon që vinte nga Anglia

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 17:09

    Rreth 1 milion paund cash, apo 1,157,859 euro, janë sekuestruar pasditen e sotme në Portin e Durrësit


    Burime bëjnë me dije për ABC se sasia e paundëve ishte fshehur në një furgon që vinte nga Anglia.

    Paratë janë zbuluar gjatë një kontrolli rutinë në Portin e Durrësit.

    Policia ka bërë të mundur ndalimin e furgonit, ndërsa nuk bëhet ende i ditur identiteti i personit që e drejtonte apo destinacioni ku ishin nisur paratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!