×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohen mbi 300 kg kanabis në Selanik, policia greke: Erdhi nga Shqipëria

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 21:35

    Gjatë një operacioni në Greqi janë sekuestruar 330 kilogramë kanabis që vinte nga Shqipëria.


    Një 51-vjeçar grek u arrestua në zonën e Amfilochia, i cili po transportonte sasinë e drogës me kamion në Selanik. Gjatë kontrollit u gjetën 14 çanta që përmbanin 128 pako drogë.

    Policia greke deklaron se autori është një anëtar i rëndësishëm i një rrjeti të organizuar ndërkombëtar të importimit të sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në vendin fqinj. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të trafikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!