×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohen në Portin e Durrësit ilaçe kontrabandë dhe mbi 10 mijë euro

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 16:30

    Policia kufitare ka sekuestruar një sasi ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës dhe 10.500 euro të padeklaruara në portin e Durrësit.


    Policia bën me dije se “kanë ndaluar për kontroll më të imtësishëm një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi A. M.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në kabinën e kamionit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si dhe 10.500 euro të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.”

    Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprat penale “Kontrabandë me mallrat e licensuar” dhe “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”, shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Durrës.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!