Sezoni turistik, rregullat e reja që duhen ditur nga 1 qershori

Duke filluar nga dita e hënë 1 qershor 2020, hotelet në gjithë Shqipërinë do të kenë mundësi për të aplikuar për hapjen e plazheve private. Kurse nga 6 qershori hapen edhe plazhet publike.


Hotelet dhe strukturat akomoduese do të kenë prioritet për të menaxhuar plazhet private para ndërtesave që kanë në pronësi, duke aplikuar nëpërmjet aplikacionit e-albania.

Ministri i Turizmit Bledi Klosi ka shpjeguar me detaje mënyrën se si do të funksionojnë këtë vit plazhet duke theksuar se procesi i aplikimit do të zgjasë dy javë, nga 1 deri në 15 qershor.

Këtë vit ministria e Turizmit ka bërë një masterplan përsa i përket vijës bregdetare duke përcaktuar në gjithë territorin e vendit zonat e gjelbra që do të jenë plazhe publike dhe zonat e verdha si hapësira që do të menaxhohen nga hotelet si plazhe private.

Klosi kërkoi nga përfaqësuesit e hoteleve që të marrin masa për menaxhimin sa më të mirë të plazheve duke përmbushur edhe protokollet e hartuara nga ministria e shëndetësisë kundër Covid 19.

Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se të parët që do të përzgjidhen janë hotelet e vijës së parë, duke kërkuar që të menaxhojnë sipërfaqen para hotelit të tyre. Por jo pse janë në vijë të parë të kenë gjithë sipërfaqen e plazhit. Ata do të zënë vetëm sipërfaqen që kanë para hotelit të tyre, po ashtu pas hoteleve të vijës së parë do t’iu kërkohet hoteleve të tjera që të gjejnë veten në zonat e menaxhuara sipas ndarjes që është bërë rreth 10 metra ballore për çdo njësi, por kjo mund të jetë sipas nevojave për të menaxhuar situatën përballë hotelit të tij.

Në zonat ku nuk ka hotele ku nuk ka struktura akomoduese, do të shohim që si në zoënën e Gjirit të Lalëzit ku nuk ka hotele, vija bregdetare do të menaxhohet nga struktura që ofrojnë shërbim që ka numër të konsiderueshëm tavolinash, mbi 20 tavolina.

Zonat që do të merren nga restorantet apo struktuarat menaxhuese por që garantojnë higjenën garantojnë beyëatchin garantojnë vijëzimin e detit garantojnë rregullat e pastërtisë në zonën që posedojnë do të mbeten zona publike, për të cilat sic e thashë do te jenë për qytetarët që nuk duan të zgjedhin plazhin privat. Pra, realizohen 2 objektiva kryesore rritjen e hapësirave për njerëzit dhe respektimin e protokollit shëndetësor.

Nga data 1 qershor vendi ynë hap të gjithë kufijtë tokësore me vendet fqinje, ndërsa më vonë pritet të lejohen edhe lundrimet me Italinë si dhe linjat ajrore. Kjo do të jetë e kushtëzuar nga hapja që do të bëjnë vende të ndryshme, si për linjat detare, ashtu edhe ato ajrore.