×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëri: Maturantët do kthehen në klasa, por jo më shumë se 15 nxënës

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 12:42

    Klasat e 12 do të kthehen në shkollë për konsultime nga 18 maji deri në 5 qershor në masa mbrojtëse.


    Si në këto ambjente që shikoni, ku janë vendosur sinjalizues për distancën e në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës, të pajisur me maska dhe doreza.

    Nga 8 qershori deri në 18, maturantët do të testohen. Tani më janë njohur me programet orientuese të maturës si dhe ndryshimet e tezave.

    Jo vetëm struktura e zhvillimit të maturës shtetërore ka ndryshuar, por edhe përmbajtja e provimeve. Për të 3 lëndët e detyrueshme dhe ajo me zgjedhje, testet do të kenë vetëm pyetje me alternativa. Do të jenë 60 pyetje në test. Pra, veç heqjes të temave që kanë mësuar në kushtet e shtëpisë online, testet e gjuhës shqipe dhe gjuhës së huaj u janë hequr dhe ese.

    Na kapi pak befasishëm. Por koha do e tregojë nëse ka qenë mirë. Po në fakt kur e mendon letërsia pa pyetje me zhvillim është çuditshëm se ti për subjektivizmin vlerësohesh.

    Jemi qetësuar pak që na kanë hequr ato temat, por prape stres është

    Edhe kohëzgjatja e provimeve nuk do të jetë më 2 orë e 30 minuta si në maturat e shkuara por 2 orë. Ministria e arsimit ka gjykuar se koha është e mjaftueshme pasi pyetjet me alternativa zhvillohen më shpejt se pyetjet me zhvillim, por maturantët stepen për këtë.

    Vjet kanë qenë 32 pyetje , gjysmat me zhvillim. Këtë vit janë dyfishuar gati e nuk e prisnim. Koha nuk e dimë a do të na dalë . Nuk duhet të ishte shkurtuar”

    Ndërsa mërzinë të rinjtë e kanë për mbrëmjen e maturës.

    “Kishim menduar gjatë për mbrëmjen e maturës e kur e morëm vesh lajmin ishte trishtues…

    “Do të mbahemi mend në histori si matura pa diplomim, pa mbrëmje mature.. fatkeqësisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!