×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria në shtetrrethim prej koronavirusit, por në Vlorë nis plazhi

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 20:51

    Vendi është në ndalim qarkullimi dhe masa ekstreme kundër përhapjes së koronavirusit, por kjo si ka penguar disa vlonjatë të dalin për plazh.


    Policia e ushtria ka zbritur në rrugë dhe njerëzit janë këshilluar të mos dalin nga shtëpia.

    Por temperaturat e larta i nxitën disa vlonjatë të shkelin këshillat për ndalim qarkullimi dhe të dalin në plazh.

    Shumica vetëm për të marrë rrezet e diellit, por disa edhe për një zhytje në det.

    “Për mua është zgjidhja më e mirë, nuk rrihet në shtëpi.”

    “Ishte ujë i ftohtë, por varet si e ke stërvitur trupin.”

    Pavarësisht se vetë kanë shkelur këshillat thonë se mbështesin masat ekstreme të qeverisë për të luftuar koronavirusin.

    “Kjo është epidemi, individi do të marrë atë që e meriton. Mbase nuk na ngarkon zoti me të gjitha.”

    Ndalimi i makinave thonë se duhet të kthehet në traditë, si një mënyrë që mund të të ndikojë edhe në uljen e ndotjes në qytetin bregdetar.

    “Vlora pa makina është gjëja më e mirë për mua.”

    Në Vlorë nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi, ndërsa në qytet masat parandaluese janë forcuar, por sërish ka qytetarë që po i neglizhojnë rekomandimet parandaluese./ora

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!