×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari dhe italiani kapen me 1 milionë euro drogë

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 16:35

    Një 38 vjeçar shqiptar dhe një 44-vjeçar italianë janë arrestuar me akuzën e trafikut të drogës. Media italiane “La Stampa” raporton se dy personat u kapën me një sasi prej 100 kg drogë të cilën e kishin në makina.


    Ata fillimisht sapo pikasën policinë tentuan të largoheshin, por pas ndjekjes policore u kapën përballë shtëpisë ku banonte shqiptari.

    Nëse droga do të shitej me shumicë vlera e saj shkonte deri në 300 mijë euro, ndërsa në tregun me pakicë vlera e saj shkonte deri në 1 milion euro.

    Droga ishte fshehur në sediljen e pasme të makinës dhe ishte e paketuar në thasë të kuq prej najloni.

    Ndërsa gjatë kontrollit në bodrumin e banesës ku jetonte shqiptari u gjetën materiale për paketim.

    Hetimet e policisë vazhdojnë, për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë në këtë rrjet trafiku.

    Ndërkohë origjina e drogës dyshohet se mund të jetë nga Italia e jugut ose nga Spanja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!