×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Si në mesjetë, mbushin ujë me kafshë” jeta në fshatin e harruar 1.5 km larg Vlorës

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 13:16

    Edhe pse ndodhet vetëm 12 kilometra larg qytetit të Vlorës, këto pamje të fshatit Hoshtinë, tregojnë një realitet të vështirë me të cilën përballen çdo ditë banorët.


    Ata shprehen se kanë mbetur peng i 1.5 kilometrave rrugë që nuk është e shtruar, dhe bashkia nuk ka bërë asgjë deri më tani.

    “Është turp që kjo rrugë ka mbetur në këtë gjendje, është shtruar që në vitin 1995 dhe që atëherë nuk është vënë më dorë. Të gjithë vijnë e na thonë do e bëjmë por asgjë”, shprehen banorët.

    Banorët ankohen se edhe fëmijët e tyre emigrantë, nuk vijnë për vizita vetëm për shkak të kësaj rruge.

    “Nuk na vijnë fëmijët nga Italia ose Greqia, vetëm prej rrugës”, shprehen banorët.

    Ata përballen edhe me mungesën e ujit.

    “Shkojmë e mbushim ujin më kafshë, lejmë çdo punë dhe shkojmë për të mbushur ujë. Jemi si në mesjetë këtu, uji nuk pihet dhe as për të larë rrobat nuk bën”, shprehen banorët.

    E ndërtuar në vitin 1914 shkolla e fshatit, prej viti 2018 nuk është më funksionale, dhe fëmijët duhet të shkojnë në Vlorë çdo ditë për të ndjekur mësimin.

    “Shkolla është mbyllur për anë politike sepse duan që fëmijët të shkojnë në shkollë në Vlorë, dhe të na marrin nga 10 mijë lekë për transportin e fëmijëve”, shprehen banorët.

    10 vite më parë në Hoshtimë të Vlorës, jetonin 300 familje ndërsa sot jetojnë rreth 180, dhe arsyeja kryesore sepse kanë ikur sipas banorëve janë mungesa e kushteve minimale në fshat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!