×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të dielën pa barnatore, furnizimi me ilaçe bëhet gjatë javës

    Reporteri
    24 Maj 2020 | 14:21

    Së bashku me shumë biznese të tjera edhe farmacitë janë të mbyllura të dielën. Problemet shëndetësore i bëjnë qytetarët të vihen në kërkim të farmacive megjithëse ajo që gjejnë janë qepenat e mbyllura të këtyre bizneseve.


    Në kohë pandemie, farmacitë janë trajtuar si të gjitha bizneset e tjera, pa të cilat edhe mund të gjendet një zgjidhe.

    Ky aktivitet më një rëndësi të tillë, të dielave është mbyllur, duke i bërë qytetarët të parashikojnë edhe se çfarë mund të ndodhë me shëndetin e tyre që të furnizohen me medikamentet e nevojshme.

    Temperaturat e larta shtojnë edhe më shumë shqetësimet shëndetësore, ndaj për qytetarët ky vendim është i padrejtë.

    ”Farmacitë mbyllur janë se e pashë rrugës. Nuk më duket e drejtë. Ose të bëhet një kriter. Jo mbyllur fare. Nuk është e drejtë. U sëmura unë ku do shkoj t’i marr ilaçet? Çdo gjë duhet hapur, sidomos farmacitë. Nuk ka në asnjë vend që të shikojmë një farmaci. Nuk është e rregullt.”

    Disa madje kanë kaluar edhe shqetësime me zemrën.

    ”Mbyllur dyqani i bukës, mbyllur farmacia. Kërkova se vuaj nga zemra. Nuk e di kush mu gjend përpara më dha një adalat, e futa ndër gjuhë që më kaloi.”

    Në vendin tonë, lehtësime ka pasur për thuajse të gjitha bizneset që prej muajit maj, por nuk k ndodhur e njëjta gjë me farmacitë, ato vazhdojnë të trajtohen njësoj si restorantet lokalet apo dyqanet e veshjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!