×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Thirrja e babait para gjykatës: Ma arrestoni djalin me 50 policë si kriminel, vetëm se tha “Rama ik”

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 11:28

    Ka nisur rreth orës 9 seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj 9 të arrestuarve për dëmtimin e materialeve zgjedhore të KZAZ-ve 16 e 17, ngjarje e ndodhur më 19 qershor në Burrel e Klos.


    Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nuk janë lejuar të futen as familjarët e të akuzuarve dhe as media. News24 raporton se familjarët janë mbledhur para Gjykatës së Matit e të indinjuar e quajnë të turpshëm vendimin për ta zhvilluar gjyqin me dyer të mbyllura.

    Shkëlqim Dedja, mësues matematike, babai i Enea Dedja, 20 vjeç, një prej të rinjve të arrestuar ka kërkuar disa herë në dyert e gjykatës të marrë pjesë në seancë. Ai deklaroi se djali i tij ka protestuar në mënyrë të ligjshme dhe në mbrojtje të Kushtetutës.

    “Aty janë fëmijët tanë. As kanë vrarë e as kanë prerë, as drogë nuk kanë shitur. Protesta është e ligjshme. Ishin në mbrojtje të Kushtetutës. Paligjshmëria është këtu. E kanë arrestuar djalin tim si kriminel dhe Eskobarit të Ballkanit i keni çuar drejtorin e policisë dhe djalit tim inxhinier elektrik i çoni 50 forca policie duke na terrorizuar familjen. Dua të jem në sallë, mos të bëhet gjyqi pa qenë në sallë përndryshe do të protestoj. Nuk jam kriminel as unë, as djali im. Asnjë avokat të mos e mbrojë djalin tim, le të dënohet për gjyq politik, askush të mos e mbrojë djalin tim, do e mbroj vetë. Janë protestues jo kriminelë. Jam familje intelektualësh dhe terrorizoni familjen time. Dua të jem pranë djalit. Thuaja gjyqtarit, ose të pezullojë gjyqin”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!