Topalli shfaqet e buzëqeshur dhe godet politikën me vargjet e Fishtës

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka publikuar në Facebook një foto ku shfaqet e buzëqeshur tek lumi i Bunës në Shkodër.


Foton ish-nënkryetarja e PD-së e shoqëron me disa vargje të shkrimtarit Gjergj Fishta duke shigjetuar politikën në mënyrë indirekte.

“Po, edhè hâna do t’ a dijë / edhè Dielli do t’ két pá / se për qark ksaj rrokullije / si Shqypnija ‘i vend nuk ká… At Gjergj Fishta”, shkruan ajo.

Jozefina Topalli u përjashtua nga Lulzim Basha duke u hequr nga listat e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2017.