×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U kap me 67 doza kokainë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 15:24
    Foto: Ilustrim

    Një 30-vjeçar në Tiranë është arrestuar për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë për moskallëzim krimi.


    Endrit Murrani u vu në pranga pasi u kap nga policia në rrugën “Ymer Kurti” me 67 doza kokaine.

    Po ashtu, gjatë kontrollit që iu bë automjetit të tij, u gjetën një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga shpërndarja e lëndës narkotike dhe 1 aparat celular.

    Këto të fundit u sekuestruan bashkë me automjetin.

    Ndërsa, penalisht në gjendje të lirë u proceduan E. G. dhe E. Gj., pasagjerë në mjetin e 30-vjeçarit, pasi dyshohen se kishin dijeni të aktivitetit të tij dhe nuk e kanë kallëzuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!