×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vajza e Azem Hajdarit nuk i bindet PD-së: S’do ta djegë mandatin e deputetit

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 18:39

    Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, assesi t’i bindet vendimeve të partisë që ta djegë mandatin e deputetit. Ajo në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka bërë të ditur se do të vazhdojë të marrë pjesë në punimet e parlamentit.


    “Unë mendoj që parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri shumë e lartë, që unë ndjej mbi shpatulla, mendoj që qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur, që do i bëja dhe shërbeja të ardhmes së Shqipërisë”, ka thënë ajo, raporton Shqiptarja.com.

    Rudina vendosi që të zyrtarizonte vendimin e saj në ditën e lindjes së të atit, Azem Hajdari i cili do festonte sot 56-vjetorin e lindjes. Ai u vra në Tiranë më 12 shtator 1998.

    Vajza e Azem Hajdarit është e dyta që nuk pranon që të djegë mandatin, pas Myslm Murrizit, nga grupi i Partisë Demokratike. E ndërsa i pari u përjashtua nga partia dhe të gjitha funksionet brenda PD-së, ende nuk dihet si do të veprojë Basha me Hajdarin, teksa eksponentë brenda kësaj force politike kanë paralajmëruar të njëjtin fat edhe për vajzën e Azem Hajdarit, transmeton Reporteri.Net.

    Ndërkohë që në total nga opozita janë tre deputetët që dolën kundër grupit, pasi përpos dy nga PD-ja ishte edhe Lefter Koka nga LSI-ja. Ndërkohë që deri më tani numri i opozitarëve në parlament është 14, pasi nga listat vijuese pranuan që të marrin mandatin deri tani 11 emra, plus 3 që nuk pranuan ta djegin mandatin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!