×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vazhdon numërimi në Shqipëri, PS-ja aktualisht ka 73 mandate

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 8:49

    Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 2021-s në Shqipëri është duke vazhduar ende në të gjithë vendin.


    Me numërimin e deritashëm, rreth 90 për qind të kutive të votimit, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama prin me aktualisht 73 mandate të siguruara nga 140 sa janë në tërë Kuvendin e Shqipërisë.

    Sipas “Top-Channelit”, PS-ja ka deri tash 670 mijë vota, ndërsa pas saj është koalicioni PD-AN me 527 mijë. LSI-ja ka marrë 92 mijë vota, ndërsa PSD-ja 30 mijë.

    PS ka 73 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 5 dhe PSD 3 mandate. Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste. Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 4653 kuti.

    Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 73.485 të pavlefshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!