×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes një 85 vjeçare nga Coronavirusi, shkon në 7 totali i viktimave në Shqipëri

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 0:46

    Ka vdekur në spitalin Infektiv, në Tiranë, një paciente 85-vjeçare, duke e çuar në 7 numrin e viktimave nga Coronavirusi në Shqipëri.


    Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë. E moshuara ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, dhe kishte mbërritur gjatë pasdites në spital, në gjendje të rëndë.

    E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

    Njoftimi i plotë:

    Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 85-vjeçare, viktima e 7 e COVID-19 në Shqipëri

    Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

    85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

    Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!