×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetura del nga rruga, lëndohet 63-vjeçari

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 22:52

    Një 63-vjeçar mbeti i lënduar mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në fshatin Vashtemi në Korçë.


    Shtetasi me iniciale N.V duke udhëtuar me mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar së bashku me mjetin në një parcelë.

    Si pasojë e aksidentit, 63-vjeçari mësohet se ka mbetur i lënduar rëndë. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal për mjekim.

    Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Gjithashtu dyshohet se drejtuesi ka qenë në gjendje të dehur. Policia vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!