Vodhën banesën dhe dhunuan familjarët, arrestohen dy persona

Dy të rinj janë arrestuar nga policia, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim për vjedhjen me dhunë të një banesë në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Ngjarja ka ndodhur me 22 mars, ku të tre personat të maskuar kishin hyrë në banesë dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe u kishin marrë një sasi parash.

Të arrestuarit si autorë të vjedhjes janë shtetasit K.S, 21 vjeç dhe A.M, 22 vjeç, të dy banues në Panahor dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit M.H.