×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Greqi, si e qëlloi me thikë shoku i tij

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 20:29

    Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar në ishullin e Mikonos në Greqi.


    I riu shqiptar u vra katër ditë më parë gjatë një konflikti me një tjetër shqiptar. Mediat greke deklarojnë se shkak i vrasjes së 27-vjeçt është bër qiraja e banesës ku jetonte.

    29-vjeçari dhe viktima kanë qenë shokë dhe jetonin të dy prej fillimit të muajit Qershor në një shtëpi me qira. Të dy kishin shkuar për punë në ishullin e Mikonos. Por disa ditë para krimit, 29-vjeçari u largua nga shtëpia pas një sherri për qiranë me 27-vjeçarin.

    Një ditë para vrasjes të dy u takuan për të sqaruar mosmarrëveshjen, por sërish u grindën. Dyshohet se në këtë moment 29-vjeçari i mori me forcë celularin dhe portofolin me 100 Euro 27-vjeçarit.

    Pas këtij incidenti, miq të përbashkët të tyre tentuan t’i afronin për të gjetur zgjidhje. Kështu ata caktuan një takim, por që ajo ditë u shndërrua në tragjedi për 27-vjeçarin shqiptar.

    29-vjeçari shkoi në takim me 4 shokët e tij, por në vend që të sqaroheshin, përdorën sende të forta dhe thikë. 29-vjeçari dhe 4 shokët e tij filluan të rrihnin të riun, duke e goditur me sende të forta.

    Ndërsa dyshohet se ka qenë pikërisht 29-vjeçari që e goditi viktimën me thikë në zemër duke e lënë të vdekur në vend. 27-vjeçari shqiptar u dërgua në spital, por fatkeqësisht mjekët konstatuan vdekjen e tij.

    Pesë persona janë arrestuar nga policia greke, mes të cilëve edhe 29-vjeçari që dyshohet të jetë personi i cili e qëlloi me thikë. Të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!