×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Vritini shqiptarët!”, momenti kur nëna e një ekstremisti bën thirrje për luftë

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 8:38

    Ndërkohë që bëhet fjalë për një ceremoni përkujtimore, nëna e ekstremistit grek Kostas Katsifas, i neutralizuar teksa qëllonte me breshëri ndaj policisë nuk i ka kursyer fjalët e rënda ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.


    Duke folur në greqisht, në prani të shumë njerëzve, një numër i madh i ardhur nga Greqia pikërisht për këtë rast, ajo ka bërë thirrje për vrasje, dhunë e luftë.

    “Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”- ka thënë ajo./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!