×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zihen për pronën, 32-vjeçari në Tiranë i ngul thikën të vëllait

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 9:03

    Një sherr mes dy vëllezërve është shënuar së fundmi në Tiranë.


    Mësohet se njëri prej tyre është plagosur me thikë dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

    Gjendja e tij është e rëndë.

    Informacion paraprak:

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!