×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Zombi” Kokëdhima në lotë para gjykatësit: Doja lekët e mia

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 14:16

    ‘Vandami’  shqiptar që u bë mjaft i famshëm pasi hipi mbi kofanon e makinës së turistëve spanjollë, Mihal Kokëdhima është lënë sot në paraburgim nga Gjykata e Vlorës.


    Dosja.al mëson se Kokëdhima ka rrëfyer se nuk i ka prekur me dorë turistët spanjollë dhe se ka dashur vetëm të marrë lekët e tij pasi, sipas pronarit të restorant Panormës, ata kanë ikur pa paguar.

    “Ikën pa paguar, vrapova që t’u marr lekët e mia dhe prandaj hipa në kofano. Ata ndezën makinën dhe donin të më shtypnin,”- mësohet të ketë thënë ai.

    Ndër të tjera Kokëdhima pati edhe një debat me avokatët e tij para se të niste gjyqi, teksa u theksoi atyre se kryeministrin Edi Rama e ka mik por që ky i fundit e ka harruar tashmë.

    Një ditë më parë u publikua një video ku Kokëdhima shihej mbi kofanon e disa turistëve spanjollë teksa çante xhamin me duar. Turistët e denoncuan pronarin e lokalit për dhunë ndaj tyre, pasi kishin shprehur pakënaqësi ndaj ushqimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!