×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zv/kryeministri i Shqipërisë për dy kosovarët në Vlorë: Idiotët me “Lamborghini” dhe “BMW” meritojnë të kyçen brenda

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 7:14

    Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka reaguar me një gjuhë të ashpër ndaj ngasjeve me shpejtësi të madhe që po bëhen ditëve të fundit në rrugët e Shqipërisë.


    Ai përmendi rastin e dy kosovarëve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, të cilët u kapën dje nga Policia e Shqipërisë, duke vozitur me “Lamborghini” dhe “BMW” me një shpejtësi prej 225 km/h.

    Numri dy i Qeverisë së Shqipërisë tha se “idiotët” me Lamborghini dhe BMW meritojnë të burgosen.

    “Nuk habitem që idiotët me Lamborghini e BMW nuk kishin makinat e tyre. Pra, i kishin marrë borxh në Zvicër. Më habit që për ‘fluturimin’ këtu, do gjobiten në Zvicër nga 1000-1500 euro, ndërkohë që këtu ku shkelën çdo ligj, paguan më pak! Pra, kemi një problem të madh me ligjin për idiotët që i kthejnë makinat në tank vrasës në rrugë! Jemi shumë larg Evropës. Në fakt, ne ende se quajmë vrasje aksidentin e një individi që e nget makinën me 228 kilometra në orë! Nga këtu duhet ta nisim dhe këta janë pakica që meritojnë të kyçen brenda”, shkroi ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!