Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë manifestimin e saj të përvitshëm “Laureatët 2019”.
Manifestim ky që do të mbahet këtë të premte më 20 dhjetor në hotel “Emerald” në orën 17:00, shkruan Reporteri.net.
Edhe këtë vit si për çdo vit tjetër, në këtë gala mbrëmje do të shpalosen të arriturat e FFK-së dhe do të zgjedhet futbollisti më i mirë i vitit.
Komisioni i caktuar nga KE i FFK-së tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë manifestim.
Kujtojmë se vitin e kaluar epiteti i futbollistit më të mirë të vitit i takoi Arbër Zenelit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.