Pep Guardiola ka thënë se skuadra e tij duhet të përqendrohet që ta kap vendin e dytë, pra Leicesterin, pasi Liverpooli tashmë duket mision i pamundur
‘Qytetarët’ u mposhtën mbrëmë me rezultat 3-2 nga ëolves dhe diferenca me Liverpoolin tani është 14 pikë, si dhe duhet kujtuar që ‘Të Kuqtë’ kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, shkruan Reporteri.net
Tekniku spanjoll ka thënë se distanca e Cityt me Liverpoolin është shumë e madhe dhe se tani ata duhet të mendojnë si ta kalojnë Leicesterin.
“Distanca është shumë e madhe, po. Kanë një avantazh të madh. Të mendojmë tani për Liverpoolin është joreale. Ne mendojmë për Leicesterin. Kemi shanse që të rifitojmë vendin e dytë. I di cilësitë e skuadrës sime, kjo është situata,” ka thënë Guardiola. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.