×
  • Sport
  • Sport

    A do të kemi befasi nga “Dardanët”? Prekazi, Sokoli e Morina flasin para takimit Suedi – Kosovë

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 15:07

    Nesër me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, duel ky i vlefshëm për kualifikimet për Botërorin 2022.


    Kosova, do ta ketë të vështirë ndaj një skuadre si Suedia, ku dihet së luajnë futboll të bukur dhe janë serioz në atë që japin në fushë, shkruan Reporteri.net

    Edhe pse me mungesa, “Dardanët” nën udhëheqjen e trajnerit Challandes, do të mundohen të japin maksimumin për të marr një rezultat pozitiv nga Stokholmi.

    Për të njohur më shumë idenë e lojës së Kosovës dhe mundësit që ‘Dardanët’ të dalin me rezultat pozitiv nga kjo përballje, Gazeta Online Reporteri.net, ka biseduar me tre trajner të dëshmuar në sportin vendor, Rafet Prekazin, Bylbyl Sokolin dhe Arbnor Morinën.

    Ish-trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi e sheh ndeshjen e nesërme ndaj Suedisë si të vështirë, pasi thotë se kundërshtari luanë lojë të shpejtë dhe të organizuar mirë taktikisht.

    “Është e vështirë pasi Suedia është ekip që nuk ndryshon nga loja pa marr parasysh rezultatin gjatë ndeshjes”, tha fillimisht trajneri.

    “Sa i përket lojës, ne kemi lojtarë të shpejtë dhe po mendoj për befasi, por pa harruar se Suedia praktikon lojë të shpejtë dhe me ritëm të lartë, kjo është përparësia e tyre, jam i bindur se ai sistem ju bjen lojën e rezultatin e mirë. Por, besoj edhe në lojë të mirë të Kosovë”, vazhdoi ai

    Ai për fund tha se Kosova do të ndihet si në Kosovë, pasi tifozët Dardanë do të jenë të pranishëm në Stokholm.

    “Unë mendoj që Kosova do të ndihet si në Kosovë, pasi do të ketë shumë Dardan të Pranishëm në stadium”, përfundoi Prekazi.

    Ndërsa, profesori Universitar dhe ish-trajneri, Bylbyl Sokoli thotë se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë për Kosovën, pasi Suedia ka ekip cilësor dhe se është ekip favorit.


    “Ndeshje e vështirë për Kosovën, Suedia ka ekip cilësor dhe në këtë ndeshje është ekip favorit”, tha ai.

    Por, pavarësisht kësaj, profit thotë se Kosova ka ekip cilësor që mund ta befasojë Suedinë, ku përmend barazimin si sukses për kombëtaren tonë.

    “Kosova ka ekip që mund ta befasoj Suedinë, por edhe barazimi do të jetë sukses për Kosovën”, përfundoi Sokoli.

    Por, një rezyme rreth kësaj ndeshje që pritet të jetë mjaft e vështirë e dha edhe trajneri aktual i Ferizajt, Arbnor Morina.

    Morina tha se djemtë do ta kenë të vështirë ndaj Suedisë, por përmendi faktin se nëse ata mbulohen mirë në mbrojtje, Kosova do të dal me rezultat pozitiv.

    “Ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari që tradicionalisht luanë futboll të forte dhe me ritëm të lartë. Mungesat tek ne mund të paraqesin problem dhe ashtu kemi futbollistë që në klubet e tyre nuk kanë minutazhë të mjaftueshme për arsye të ndryshme. Por, nëse jemi kompakt dhe nuk largohemi nga njëri-tjetri, që t’i lëmë hapësirë të futen në zonën tone, mund të marrim një rezultat pozitiv.

    Morina, për fund tha se djemtë e Kombëtares na kanë bërë krenar gjithmonë dhe këtë herë beson se ata do t’ja dalin mbarë.

    “Këta djem na kanë bërë gjithmonë krenarë dhe këtë here besoj në ta”, u shpreh tekniku.

    Kujtojmë se tashmë Kombëtarja jonë ka arritur në Suedi, ku dhe pritet të zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!