×
  • Sport
  • Sport

    Agim Ademi rizgjidhet kryetar i FFK-së, opozita e quan procesin të jashtëligjshëm

    Reporteri
    06 Prill 2022 | 12:03

    Mes shumë kundërshtimesh, Agim Ademi ka fituar edhe një mandat për të udhëhequr me Federatën e Futbollit të Kosovës.

    Ademi, që ishte kandidati i vetëm për të parin e FFK-së, mori 42 vota në Kuvendin zgjedhor të mbajtur të mërkurën, nga 43 delegatë pjesëmarrës.

    Votimi ishte i hapur. Procedura e zgjedhjes së Ademit nuk zgjati më shumë se një minutë.

    Klubet opozitare nuk kanë marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili është duke u mbajtur në këto momente.

    15 delegatë janë mbledhur sot dhe e kanë shprehur opinionin e tyre të përbashkët rreth këtij Kuvendi, të cilin e bojkotuan pasi e konsiderojnë atë si të parregullt dhe të jashtëligjshëm.

    Në emër të delegatëve që mendojnë ndryshe ka folur drejtori i Dritës, Valon Zymberi.

    “Sot është dashur të jetë një ditë feste, por nuk ju kanë lejuar as ju mediave të hyni aty. Andaj, më e keqja është cenimi i lirisë së shprehjes, edhe me votë. Ne si grup që mendojmë ndryshe jemi grup që nuk e mbështesim këtë Kuvend sepse opinioni ligjor ka thënë se është i paligjshëm. Në shenjë të respektit të ligjeve të sportit, s’kemi marrë pjesë në atë Kuvend”, theksoi fillimisht Zymberi para mediave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!