×
  • Sport
  • Sport

    Presidenti i FFK-së rrëfen për herë të parë për sëmundjen: Si e munda kancerin

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 20:20

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, për herë të parë ka folur për përballjen e tij me sëmundjen e kancerit.


    Ai, duke u përgjigjur në “11 Pyetjet e Reporterit”, ka treguar se si vite më parë kishte parë vdekjen e me sy, në përballje me ketë sëmundje të rëndë.

    “Kam qenë i sëmurë me kancer, dhe e kam mundur kancerin”, është përgjigjur Agim Ademi në pyetjen e Reporteri.net: “Momenti kur mendoni që keni qenë më afër vdekjes?”.

    Tutje, i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka thënë se nuk i frikësohet vdekjes, pas këtij rasti.

    “Nuk kam, sepse e kam pa vdekjen me sy. Kam qenë para vdekjes dhe falë Zotit dhe mjekëve që më kanë shëruar në Francë, unë sot jetoj”, ka thënë Ademi në intervistën për Reporteri.net.

    Në “11 Pyetjet e Reporterit”, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka treguar edhe për frikën e tij më të madhe, zhgënjimin, kujtimet që nuk i harron në jetë, momentet e turpshme të tij, dhe shumë përgjigje tjera.

    Ndiqeni të plotë intervistën jokonvencionale të Agim Ademit, në kuadër të formatit të ri me video të Reporteri.net, “11 Pyetjet e Reporterit”.

    “11 Pyetjet e Reporterit” ka startuar sonte me Presidentin e FFK-së, dhe çdo javë, të hënave prej orës 20:20 do t’u sjellë personazhe të ndryshme nga Politika, Sporti, Kultura, ShowBizzi, etj..

    Së bashku rrëfejmë më mirë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!