Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) thotë se e ka pranuar me shqetësim vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për të mbyllur punimet e Kuvendit Zgjedhor për gazetarë dhe media, e cila është e paraparë që të mbahet nesër, 6 prill.
Sipas vendimit të FFK-së, vetëm një transmetues do të lejohet në atë hapësirë, por asnjë gazetar.
AGK ka deklaruar se arsyetimi i hapësirës është i paqëndrueshëm, pasi që ngjarje të ngjashme janë mbuluar edhe në të kaluarën nga të gjitha mediat e interesuara.
Caktohet ora dhe vendi i mbajtjes së zgjedhjeve në FFK, kjo e fundit ua mohon mediave pjesëmarrjen
“Një mbyllje e tillë pamundëson raportimin profesional nga vendi i ngjarjes, për një ngjarje të rëndësishme dhe me interes publik”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK-ja kërkon nga FFK-ja të rishqyrtojë vendimin dhe të lejojë gazetarët dhe mediat të kryejnë punën e tyre të papenguar. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se nesër do të mbajë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor pa prezencën e mediave.
Pas përfundimit të Kuvendit, presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi do të jetë në dispozicion të mediave për të iu përgjigjur pyetjeve.
Kuvendi i Rregullt Zgjedhor mbahet në selinë e FFK-së, me fillim prej orës 11:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.