Futbollisti i Brescia, Mario Balotelli kaloi pa dëmtime pas një aksidenti automobilistik në orët e para të mëngjesit.
Ai ishte duke u kthyer nga një festë e Vitit të Ri kur, rreth orës 5 të mëngjesit, kur vetura në të cilën ndodhej goditi portën e një furre buke, jo larg shtëpisë së mikut të tij, i cili po e drejtonte timonin.
Të dy ata shpëtuan pa dëmtime, por makina ishte mjaft e dëmtuar në pjesën e përparme dhe tani është e papërdorshme, transmeton kp.
Ish-lojtari i Interit, Liverpoolit dhe Manchester City e la automjetin dhe u kthye në banesën e tij në Mompiano, jo shumë larg vendit të përplasjes.
Një kamion më vonë erdhi për të marrë makinën e dëmtuar.
Balotelli ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë karrierës së tij për shkak të ngjarjeve jashtë terrenit, dhe një nga situatat më të çuditshme ka ndodhur në Angli në vitin 2011 kur ai shkaktoi një zjarr duke djegur fishekzjarrë dhe raketa në banjë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.