×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti në Everton: Do ta telefonojë Ibrahimovicin

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 13:07

    Tekniku me përvojë të gjatë në futbollin botëror, Carlo Ancelotti, sot dhe zyrtarisht ka firmosur marrëveshje me skuadrën e Evertonit.


    Tekniku ishte pjesë e skuadrës së Napolit, por në ndeshje e fundit ai nuk dhuroi rezultat të kënaqshëm dhe me këtë ai u largua nga Italia për t’iu bashkuar skuadrës nga Liverpooli, Evertonit, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, i pyetur në intervistën e tij të parë për Evertoni, se a do ta donte Ibrahimovicin në skuadër, Ancelotti jep përgjigje epike.

    “Ibrahimovic është në mik i mirë i imi, ai ka qenë lojtar i imi, është një lojtar i qëndrueshëm dhe shumë i mirë”, tha fillimisht tekniku.

    “Nuk e di ndoshta do ta thërras atë në Everton, ndoshta. Kështu, nëse ju doni të vini në Liverpool (Everton), ju mund të vini dhe të kënaqeni, por jo të luani”, përfundoi me shaka Ancelotti.


    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!