×
  • Sport
  • Sport

    Arbër Prekazi: Në fillim isha pjesë e listës, nuk e di pse me larguan

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 20:58

    Bernard Challandes publikoi listën prej 25 futbollistëve të ftuar për duelin miqësor të cilin Kosova do ta zhvillojë më 12 janar në Doha të Katarit ndaj Suedisë.


    Lista e selektorit Challandes është një ‘miks’ i futbollistëve të cilët luajnë në kampionatin e Kosovës dhe atyre që luajnë jashtë vendit dhe pikërisht për këtë arsye kanë ardhure dhe reagimet e para.

    Arbër Prekazi, i sapozgjedhur në formacionin më të mirë të vitit në Kosovë nuk ishte pjesë e kësaj liste. Mbrojtësi i njohur kosovar pretendon se fillimisht ishte pjesë e kësaj liste, por që më pas u zhduk në mënyrë misterioze.

    Ai në një prononcim për GazetënSheshi flet ‘pa dorëza’, duke sqaruar githë situatën.“Si gjithmonë gjatë perzgjedhjeve mund të bëhen edhe gabime, pa dashur të paragjykoj me qëllim apo pa qëllim dhe pakenaqesitë kane ekzistuar dhe do të ekzistojnë gjithmonë.

    Megjithate kam informata se deri në momentet e fundit kam qenë pjesë e kësaj përzgjedhje, por që në menyre misterioze nuk isha më aty. Bernard Challandes shume pak e ka percjellur ligën e Kosovës dhe sipas disa informatave disa trajner i kanë propozu lojtarë te cilët “janë më në formë” për momentin”, deklaroi Prekazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!