Futbollistët Edon Zhegrova, Florent Muslija si dhe portieri Arjanet Muriq, u përjashtuan sot nga grumbullimi me kombëtaren e Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar Muriq, i cili tha se ky vendim i Federatës së Futbollit është egoist.
“Mendoj se është vendim egoist i FFK, vijmë këtu të luajmë për shtetin. Ne e kemi një ekip të sigurisë që na ndjek 24/7, por janë ata që i publikojnë këto, për të mbuluar keqmenaxhimin e tyre. Nuk duhet ta kemi ne vëmendjen për jetën tonë private, ata po krijojnë probleme si mund të jemi të suksesshëm kur të gjithë mundohen ta fajësojnë njëri tjetrin. Ne shkuam atje për ushqim dhe jo për aheng”, tha ai në emisionin ‘Sports Show’. në Klan Kosova
Rreth këtij vendimi, sot gjatë ditë FFK-ja ka dalur me deklaratë, ku sqaron se Edon Zhegrova, Aro Muriq dhe Florent Muslija, i kanë thyer rregullat e grumbullimit dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga grumbullimi dhe ndeshja e radhës ndaj Qipros.
Pas kësaj në media qarkulluan foto shihej një lojtar i Kosovës i shoqëruar nga një vajzë.