×
  • Sport
  • Sport

    Aro Muric në hall të madh, kërkon shpëtimin e karrierës nga Guardiola

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 12:36

    Arijanet Muriqi u kthye në protagonist te Manchester City sa iu përket ndeshjeve në Kupë, duke bërë që emri i portierit të Kosovës të përmendej shumë nga mediat angleze.


    Por, sigurisht se ishte e vështirë për ta zënë vendin e titullarit te “qytetarët”. Për këtë arsye u mendua huazimi te Notingam Foresti, që luan në “Championship”.

    Atje u mendua se Muriqi do të kishte vendin e titullarit, gjë kjo e cila ndodhi vetëm në ndeshjet e para. Së fundmi lojtari nuk është përfshirë as në futbollistët e grumbulluar, pa pasur asnjë shqetësim fizik.

    “Është vetëm një vendim i ynë, asgjë tjetër”, u shpreh trajneri Lamouchi, që në këtë mënyrë e zhvlerëson Arijanet Muriqin.

    Në këto kushte ky i fundit pret thirrjen e Guardiolës në muajin janar, pasi situata është vërtet e keqe për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!