Të martën Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe platforma Art Motion kanë
mbajtur konferencë për media, ku është zyrtarizuar sponsori i Superligës së Kosovës në basketboll për edicionin e ri.
Në edicionin e ri, që fillon sonte me ndeshjen Drita-Sigal Prishtina, elita e basketbollit do të emërohet Art Motion Superliga.
Të dyja palët janë shprehura të lumtura për arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare.
Në fakt, Art Motion, është partner medial i FBK-së dhe përkrahëse e basketbollit të Kosovës ndër vite.
Alaudin Hamiti, Drejtor i platformës televizive në ARTMOTION, ka thënë se
janë shumë të kënaqur që po vazhdojnë bashkëpunimin me FBK-në. Hamiti
shtoi se Art Motion do të përkrahë basketbollin e Kosovës dhe kjo marrëveshje dëshmon partneritetin e mirë mes dy palëve.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu është shumë i lumtur për zyrtarizimin e marrëveshjes. Arben Fetahu ka thënë se platforma Art Motion ka përkrahur vazhdimisht basketbollin e Kosovës dhe kjo marrëveshje sa vërteton bashkëpunimin e mirë mes FBK-së dhe Art Motion.
Tutje Fetahu, ka shtuar se në edicionin e ri, të gjitha ndeshjet e elitës do të zhvillohen me LED Reklama dhe pritet një edicion mjaft interesant, duke marrë parasysh synimet e skuadrave dhe përforcimeve që kanë bërë.
*Artikull i sponsorizuar
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.