×
  • Sport
  • Sport

    Arteta i zhgënjyer pas humbjes: Liverpooli e meritoi fitoren

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 11:27

    Skuadra e Liverpoolit mbrëmë e tregoi vetën ndaj Arsenalit, ku arriti të marrë tre pikë të plota nga kjo përballje. Me tre gola të shënuar, ‘The Reds’ triumfuan në këtë sfidë, duke e përmirësuar renditjen e tyre në tabelë.


    Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Arsnealit, Mikel Arteta i cili tha se është i zhgënjyer me paraqitje dhe se uron Liverpooolin për ndeshjen.

    “Jam i zhgënjyer, ata merituan të fitojnë në çdo aspekt dhe unë e pranoj këtë gjë”, tha ai.

    “Ata fituan çdo duel, çdo top dhe ishin të guximshëm kur kishin topin, ndërsa ne jo, ky është faji im”, shtoi ai.

    “Është faji im sepse vendosa këtë skuadër në fushë, është përgjegjësia ime, urime Liverpoolit sepse kanë zhvilluar një ndeshje fantastike, ne po ashtu pamë dallimin mes skuadrave”, tha Arteta.

    “Ne humbëm topa shumë, nuk mundëm të kompletojmë as tre pasime dhe në këso lloj ndeshje ndëshkohesh”, shtoi ai.

    “Jam i shokuar, por ky është realiteti, por tani është një sfidë dhe kur ka sfida, ka edhe mundësi. Kur përfaqësoni një klub të tillë duhet të merrni përgjegjësi”, përfundoi Mikel Arteta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!