Mikel Arteta ka folur për Granit Xhakën ku ka thënë se mesfushori shqiptar është zhytur në një situatë të vështirë që nga momenti ku kishte filluar luftën me tifozët e Arsenalit
Jose Noguera, agjenti i Granit Xhakës ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje me Hertha Berlinin, aty ku trajner është Jurgen Klinsman, shkruan Reporteri.net
Kështu, nga janari Xhaka pritet të jetë përsëri pjesë e Bundesligës, kësaj radhe do të jetë futbollist i Hertha Berlinit.
Mikel Arteta, trajneri i sapo emëruar te Arsenali ka komentuar rastin e Granit Xhakës.
“Ai ka bërë disa gjëra të mirë, por është zhytur në një situatë të vështirë dhe mendoj se vetëm po rritej, po rritej, po rritej derisa një ditë edhe shpërtheu,” ka thënë Arteta.
“Natyrisht është e vështirë të ndryshosh plotësisht skenarin nga ku ai ishte një i mrekullueshëm,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.