Lionel Messi, Antoine Griezmann apo Luis Suarez?
Secili prej tyre duhet të bënte diferencën. Por jo. Lojtari më deçiziv te Barcelona në këtë sezon është Andre Ter-Stegen. Nëse skuadra katalunjase kryeson La Liga dhe është shumë pranë kualfikimit në fazën tjetër të Champions League, merita më e madhe I takon portierit gjerman, vendimtar me pritjet e tij.
Një konfirmim për këtë erdhi edhe në sfidën e fundit kundër Slavia Prague, ku kampionët e Spanjës fituan me vështirësi 2-1. Nëse nuk do të ishte Ter-Stegen, ndoshta do të flisnim për një tjetër rezultat. Një detaj I rëndësishëm. Kur portieri është më deçizivi në një skuadër si ajo e Barcelonës, atëherë ka diçka që nuk shkon. Për këtë është e sigurt “El Mundo Deportivo”, e përditëshmja katalunjase shumë pranë dhe gjithmonë e informuar me atë që ndodh në klubin “blaugrana”.
Sipas gazetës, përtej rezultateve, shkaqet për paraqitjet larg pritshmërive të Barcelonës duhet të gjehen në dhomat e zhveshjes. Duke qëndruar në lajmin e publikuar që në faqen e parë të saj, atmosfera nuk është aspak e qetë, për shkak të debateve të vazhdueshme mes futbollistëve.
Lionel Messi mbi të gjithë nuk e ka fshehur pakënaqësinë për performancën e disa prej loktarëve të afruar së fundmi, që nga ana e tyre nuk i kanë pritur aspak mirë kritikat e kapitenit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.