×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani i fortë për Drenicën, Malisheva e ndal Gjilanin

    Reporteri
    02 Tetor 2021 | 17:32

    Tashmë kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.


    Në ndeshjen e parë, Ballkani arriti fitore të mundimshëm me rezultatin 3:2 ndaj Drenicës.

    Golat për suharekasit erdhe dy nga Thaqi dhe një nga Hoxha, ndërsa në anën tjetër Uka ishte ai që shënoi dy gola për Drenicën por që nuk mjaftuan për të fituar takimin, shkruan Reporteri.net

    Ndërkaq, në ndeshjen e dytë në po të njëjtin termin, Malisheva e ndali Gjilanin me rezultati në 1:1, ku golin për dukagjinasit e shënoi Marc-Oliver në minutën e 68’të të takimit, e për ta barazuar rezultatin u kujdes Progni i cili shënoi në minutën e 74’të.

    Pra, pas xhiros së tetë tabela e Superligës ka pësuar ndryshime, ku aktualisht prin Ballkani me 16 pikë, në vendin e dytë ndodhet Drenica me 14 pikë e vendin e tretë e merr Gjilani me 13 sosh.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!