Tashmë kanë përfunduar dy ndeshjet e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani arriti që me dy golat e Ermal Krasniqit ta vulos edhe epilogun e takimit ndaj Llapit.
Ndonëse, pjesa e dytë e takimit filloi me vonesë pasi Policia e Kosovës ndërhyri për të larguar nga stadium tifozët e shumtë që thyen masat antiCovid, në rezultat nuk kishte ndryshime deri në fund, ku dhe kjo ndeshje përfundoi në 2:0 në të mirë të suharekasve, shkruan Reporteri.net
E në ndeshjen mes Malishevës dhe Feronikelit, dukagjinasit u treguan më serioz ku edhe nuk po ndalen me fitore.
Me golin e Donart Vitijat në minutën e 64’të takimit, Malisheva e mbylli xhiron e pestë me tre pikë të plota.
Kështu, aktualisht në tabelë prinë Ballkani me 11 pikë i ndjekur nga Malisheva që ka 10 dhe Drenica me poaq pikë
Shikoni tabelën pas xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.