Armend Thaqi sot feston ditëlindjen dhe klubi i tij, Ballkani e ka uruar atë me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook
Thaqi që këtë verë u transferua me shumë bujë te Ballkani sot mbush 28 vjet, shkruan Reporteri.net
Njëri nga mbrojtësit më të mirë të djathtë në Kosovë ka marrë një urim shumë interesant nga klubi i tij.
Thaqi në urimin e Ballkanin konsiderohet si zotërusi dhe sundimtari absolut i hemisferës së djathtë të fushës së blertë.
“Armend Thaqi zotëruesi dhe sundimtari absolut i hemisferës së djathtë të fushës së blert sot feston ditëlindjen, klubi i uron Armendit shumë suksese ne karier dhe në jetë,” shkruan faqja zyrtare e Ballkanit në Facebook.
Ndryshe, Thaqi e ka nisur mjaft mirë aventurën te Ballkani ku në ndeshjen e fundit ndaj Drenicës shënoi dy gola. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.