Mario Balotelli nuk ndihet aspak i kompleksuar për të bërë reagimet nga më të çuditshmet.
I njohur për sjelljet e padisiplinuara brenda dhe jashtë fushe, sulmuesi italian i ka habitur të gjithë këtë herë me një video ku shan në gjuhën shqipe.
Në momentin që ai filmohet, “Super Mario” lëshon gojën duke përdorur një fjalor banal. Ai thotë: Të q*f*a motrën mu në p*dh!” Video-ja është filmuar disa kohë më parë në Itali.
Reagimi i tij i ka bërë të gjithë të qeshin.
Por, më shumë se një vit më parë ai ofendoi me fjalë banale ish-shokun e skuadrës te Liverpuli Dejan Lovrenin duke e sharë për të ëmën në “Livestream” kur skuadra kombëtare e Kroacisë festoi kualifikimin historik në finalen e Kupës së Botës në Rusi. Mario iu drejtua Lovrenit në gjuhën kroate.
Më poshtë mund të dëgjoni fjalët e Balotellit në shqip:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.