Barcelona e gatshme ta paguajë klauzolën për sulmuesin e Interit

Barcelona është e gatshme ta paguajë klauzolen e lëshimit prej 111 milionë euro në kontratën e Lautaro Martinez të Interit


Sulmuesi i Interit është duke kaluar në formë të shkelqeshem në këtë edicion , dhe për këtë arsye ka rënë në sy të shumë skuadrave të mëdha evropine, shkruan Reporteri.net

Çdo klub nga Sapnja e ka të drejtën të sjellë vetëm tre lojtarë nga jashtë Bashkimit Evropian dhe sipas ‘Mundo Deportivos’ Barça dëshiron ta sjellë në skuadër sulmuesin argjentinas.

Për lojtarin klauzola e lirimit është 111 milionë euro, dhe gjiganti i La Ligas është e gatshme që ta paguajë këtë shumë.

Por, sipas ‘Tyc Sports’ Barcelona e ka një rivalë të fortë me të cilin duhet të luftojë për shërbimet e Martinezit, Real Madridin, klub i cili poashtu është i interesuar për sulmuesin e frikshëm të Interit./Reporteri.net/