Barcelona është futur në garë për portierin e Ajaxit, Andre Onana, të cilin synon ta marrë falas.
Onana do të jetë lojtar i lirë verën e ardhshme, kur edhe i skadon marrëveshja e tanishme me Ajaxin.
Barcelona është duke e vëzhguar nga afër situatën e portierit të Kamerunit, i cili kishte qenë pjesë e Akademisë së famshme të Barçës, La Massia.
Por katalonasit do të përballet me konkurrencë të fortë nga Interit, kampioni i Italisë për të cilin thuhet se është në bisedime të avancuara me portierin 25-vjeçar
Onana është duke e vuajtur një pezullim nëntëmujor nga futbolli, i cili do t’i përfundojë më 3 nëntor, pasi kishte dalë pozitiv në testin për doping kohë më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.