×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona prezanton fanellën e dytë, e inspiruar nga sezoni 1979/80 në krye me Cruyff

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 17:26

    Barcelona edhe zyrtarisht ka prezantuar fanellën e dytë për sezonin 2019/20.


    Fanella e dytë, që do të përdoret për ndeshjet si mysafirë për sezonin 2019/20, është inspiruar nga ajo e vitit 1979/80 në krye me legjendën, Johan Cruyff, bën të ditur Barcelona.

    Barça ka bërë të ditur se kjo fanellë është edhe për nder të 40 vjetorit të themelimit të La Masias, shkollës së futbollit që i ka dhënë këtij sporti shumë yje, veçuar Puyol, Iniesta, Xavi dhe Lionel Messi, i cili po konsiderohet më i miri i gjitha kohëve.

    Klubi katalunas ka njoftuar se nga ora 22:00 fanellat do të jenë të gatshme për shitje në dyqanin zyrtar në “Camp Nou” dhe “me 500 fanellat e para do të vijë edhe një befasi tjetër nga klubi, do të jetë surprizë e këndshme”, transmeton express.

    Fanella e dytë do të jetë kryesisht e verdhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!