×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni falënderoi tifozët kosovarë në gjuhën serbe, por për pak minuta e ndryshoi postimin

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 18:53

    Bayern Munich ka zgjedhur rrjetin social “Facebook” për t’i falënderuar të gjithë mbështetësit e tyre për gjatë vitit 2019.


    Klubi bavareze ka zgjedhur formën e faleminderit për çdo shtet, ku e ka përfshirë edhe Kosovën, edhe pse falënderimi i parë ishte në gjuhën serbe, por fotografi kishte flamurin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

     

    Por ky postim u largua menjëherë nga rrjeti, pas reagimeve të shumta të tifozëve kosovar.

    Më pas, klubi gjerman me po të njëjtën fotografi por me mbishkrim në gjuhën shqipe, ka falënderuar tifozët bavarez të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!